Lajme
Dyshohet për abuzimin e një 5-vjeçareje me autizëm nga logopedi në Gjilan

Policia e Kosovës ka konfirmuar dyshimet për maltretimin e një logopedi në Gjilan ndaj një 5-vjeçareje me autizëm.
Në raportin 24-orësh të Policisë, është bërë e ditur se për këtë çështje është arrestuar doktori. Por, edhe dy familjarë të vajzës, të cilët e kanë sulmuar doktorin.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë, i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit, ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Një 5-vjeçare e diagnostikuar me autizëm dyshohet të jetë abuzuar nga një logoped në komunën e Gjilanit.
Gazeta Insajderi ka siguruar një audio-inçizim në të cilin dëgjohen ofendime e presion që i bëhet 5-vjeçares me autizëm nga logopedi Iljasa Fazliu në Gjilan.
Insajderi ka mësuar se e mitura po dërgohej nga familja e saj për një kohë në këtë ordinancë. Por që familja kishte vërejtur se gjendja e vajzës po përkeqësohej.
”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor