Lajme
Konjufca në Tiranë: Serbia synon ta destabilizojë Kosovën
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në mbledhjen e përbashkët të dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë ka thënë se 28 nëntori është i Shqipërisë, por po aq sa është edhe i Kosovës.
Konjufca ka thënë se vetëm të bashkuar do të mund t’i mbrojmë interesat jetike të popullit shqiptar.
Ai përmendi faktin që Serbia vazhdon të luftojë shtetin e Kosovës si nga brenda, edhe jashtë, dhe se synimi i saj është destabilizimi i Kosovës.
“Bota sot është më e pasigurt se dje për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. I vetmi shtet në Evropë që mbetet i lidhur me Rusinë është Serbia. Ajo na lufton nga brenda e jashtë, pa zgjedhur mjete, dhe synimi i vetëm i saj është destabilizimi i Kosovës. Sa më afër njëra-tjetrës Shqipëria-Kosova, aq më lehtë do t’i mbrojmë interesat jetike të kombit tonë”, ka thënë Konjufca.
Konjufca përmendi edhe heroin kombëtar Adem Jashari, dhe shumë figura të tjera politike e historike që dhanë jetën për Pavarësinë e Kosovës.
“Lufta e lavdishme çlirimtare e popullit tonë e largoi okupatorin serb nga Kosova dhe i hapi rrugë shpalljes së pavarësisë”, tha Konjufca.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









