Lajme
Shitje rekord në internet gjatë “Black Friday” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Amerikanët shpenzuan një shifër rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet gjatë asaj që njihet si e ‘Premtja e Zezë’, dita menjëherë pas festës së Falënderimeve, e cila çel sezonin e blerjeve me rastin e festave në Shtetet e Bashkuara me ulje drastike çmimesh.
Sipas një raporti të publikuar të shtunën të kompanisë ‘Adobe Analytics’, shpenzimet në internet u rritën me 2.3%, edhe pse konsumatorët po përballuan me trysninë e inflacionit të lartë.
Duket se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritje të mëdha të ofruara në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë tek lodrat.
‘Adobe Analytics’, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85% nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara.
Adobe Analytics’ kishte parashikuar që shitjet gjatë kësaj dite të rriteshin në një masë modeste prej 1%.
Një ditë që gjithashtu shoqërohet me ulje të mëdha çmimesh është ajo që njihet si ‘Cyber Monday’, e hëna e parë pas festës së Falënderimeve.
‘Adobe’ parashikon që edhe e hëna të shënojë një volum të madh blerjesh, me amerikanët që pritet të shpenzojnë rreth 11.2 miliardë dollarë.
Pritshmëritë ishin që konsumatorët të dyndeshin në dyqane pas kufizimeve që kishte shkaktuar më parë pandemia, por mëngjesi i së premtes tregoi më pak lëvizje se zakonisht në qendra tregtare, me përjashtime në disa pjesë të vendit.
Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe, sipas ‘Adobe’, blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











