Lajme
30 ditë paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë në Prishtinë
Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Izet Godenit që dyshohet se e ka mbytur gruan e tij me sëpatë gjatë së premtes.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Mirlinda Gashi, përcjell Albinfo.ch.
“Është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë”, tha Gashi.
Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur rasti i rëndë.
E ndjera Sadije Godeni, ishte arsimtare e Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania”.
Ajo u varros sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













