Shqipëria
Për 10 muaj, 6.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë
Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021
Shqipëria është afër një bumi turistik dhe marketimi në mediet më prestigjioze ndërkombëtare, por edhe investimet në infrastrukturë, po japin efektet pozitive, si për sa i përket rritjes së numrit të turistëve, ashtu dhe tek të ardhurat që ekonomia përfiton nga turizmi.
INSTAT publikoi raportin mbi lëvizjen e shtetasve, sipas të cilit mbi 6.7 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në dhjetëmujorin janar-tetor të këtij viti, duke shënuar rritje me 31.2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur Shqipërinë e vizituan 5.1 milionë shtetas të huaj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Nga këta, 6.3 milionë kanë deklaruar se qëllimi i vizitës së tyre është për pushime dhe vizitë te të afërm.
Përgjatë dhjetë muajve të 2022-shit, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Anglia me 97,6 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Vetëm gjatë muajit tetor, referuar të dhënave të INSTAT-it, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar janë 754.385. Ky tregues rezulton me një rritje 25.4 %, krahasuar me tetorin e 2021-shit.
Në tetor të këtij viti, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 365.227. Ky numër është rritur me 23 %, krahasuar me tetorin e 2021-shit.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri, në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi vuante ende pasojat e pandemisë.
Edhe në raport me 2019-ën, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











