Kosova
Vuçiq: PE na kërkoi ta njohim Kosovën, por e fshehën nga publiku
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm ka thënë se në rezolutën e Parlamentit Europian i kanë kërkuar njohjen e Kosovës, edhe pse jo në publik.
Ai tentoi që të ulë rëndësinë e saj, duke thënë se janë “vetëm rekomandime”.
“Nuk kanë miratuar rezolutë, kanë miratuar rekomandime. Në rekomandimet e Parlamentit Europian thuhet se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata kërkojnë nga ne njohje reciproke. Thelbi i tekstit është i rëndësishëm. Nuk janë vetëm sanksionet, por tentativa për të disiplinuar Qeverinë e Serbisë.
Vuçiq tha se dëshiron të pyesë pse e fshehën nga publiku njohjen e Kosovës.
“Pra, i pyes të gjithë ata që duan të na thonë për vullnetin e mirë të atyre që i bëjnë ato rekomandime – pse e fshehët? Shumë më e rëndësishme se sanksionet është se prej nesh po kërkojnë njohje reciproke. Pse po ia fshehim këtë popullit. Ata po fshehin një pjesë të politikës sonë dhe publiku mediatik, sepse atëherë njerëzit do të kuptonin se çfarë duan ata për Serbinë.
Duke thënë se nuk i intereson “njohja me Prishtinën”, Vuçiq tha se nuk është mërzitur fort për rekomandimet që i erdhën nga PE-ja.
“Ne do të vazhdojmë të dëgjojmë gjithçka që ata thonë dhe do të marrim vendime në interes të vendit tonë”, tha Vuçiq.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












