Lajme
Ekonomia e Britanisë, më e goditura në mesin e G7-ës
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar më shumë sesa ato të shteteve të tjera të fuqishme në botë, ka thënë Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Sipas raportit të saj më të ri, në krahasim me vendet e tjera që përbëjnë grupin e shtatë shteteve më të industrializuara (G7), ekonomia britanike do të jetë më e goditura.
Përveç Britanisë, në G7 bëjnë pjesë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka parashikuar “ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike” në gjithë botën më 2023.
Sipas saj, rritja në nivel global pritet të jetë 2.2 për qind.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, trup ndërkombëtar që fokusohet në politikat ekonomike, ka vlerësuar se skema britanike për mbështetje të qytetarëve për të paguar faturat e energjisë, është fajtore për një situatë të tillë ekonomike.
Sipas saj, ndonëse ndarja e subvencioneve zvogëlon rritjen e menjëhershme të inflacionit, megjithatë presioni për një rritje të tillë bartet në periudhë afatmesme.
Rritja e kërkesës për produkte dhe shërbime të tjera, pas heqjes së masave kufizuese për luftim të pandemisë së koronavirusit dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, besohet se janë dy shkaqet kyçe që kanë ndikuar në rritje të inflacionit në shumë vende të botës.
Disa organizata botërore kanë paralajmëruar se bota mund të përballet me recesion global më 2023.
Recesioni përshkruhet si tkurrje e ciklit të bizneset, dhe për pasojë ka rënie të përgjithshme të aktivitetit ekonomik./rel
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













