Shqipëria
Shqiptarët, populli i dytë në Evropë që po plaket shpejt

Shqipëria renditet e dyta pas Moldavisë për ritmet e plakjes së popullsisë. Vetëm në dhjetë vjet, shqiptarët e gjejnë veten mesatarisht 4.4 vjet më të plakur, sa i takon moshës mediane.
Nga 33.2 vjeç që ishte mosha median në vitin 2012, ka arritur në 37.6 në vitin 2021, sipas INSTAT dhe Eurostat. Mosha mediane ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, d.m.th. në fund të 2021-ës, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën moshën 37.6 vjeç dhe gjysma tjetër mbi këtë moshë.
Ndërkohë, vendet e Bashkimit Europian janë plakur mesatarisht 2.2 vjet gjatë periudhës 2012-2021, referuar Eurostat.
Popullsia e Shqipërisë do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031, thonë projeksionet e INSTAT.
Po sipas skenarit normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë shkon në 50.1 vjeç në 2050 dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç, referuar projeksioneve të OKB-së.
Shqiptarët, 5 vjet më të plakur në 10 vjetët e fundit. Mosha mediane arrin 38.2 vjeç
Shqipëria, shumë shpejt pritet të arrijë moshën mesatare të Europës.
Mosha mediane popullsisë nisi rritjen pas vitit 1979. Në këtë vit, sipas INSTAT mediana e popullsisë ishte 20 vjeç. Nga viti 1979-2022 mosha mediane është rritur me thuajse 18 vite.
Plakja e popullsisë vijoi me ritme të shpejta edhe këtë vit, duke arritur në 38.2 vite, sipas Instat në raport me 37.6 vite që ishte në 2021.
Nga kryqëzimi i të dhënave të medianave, brenda një dekade (2012-2021) shqiptarët renditen të dytët më të plakurit në Europë, me rreth 5 vite diferencë. Sipas gjineve, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39,1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37,3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave.
Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët.
Të dhëna të tjera të Eurostat treguan se ndonëse ende në moshë të re, Shqipëria po plaket me shpejtësi për shkak të rënies së lindshmërisë dhe emigracionit të lartë të moshave të reja.
Popullsia shqiptare e grup moshës deri në 14 vjeç është “tkurrur” me 3.1% pikë përqindje, për periudhën 2014 -2021.
Për të njëjtën periudhë, ky tregues për vendet e Bashkimit Europian është reduktuar maksimalisht nga 0 në 1.8 pikë përqindje.
Shtetet më të moshuara të Europës
Aktualisht, vendet e Bashkimit Europian janë ndër më të vjetrit, me një moshë mediane prej 44.1 vitesh për 2021-in, referuar Eurostat. Ndër shtetet europiane, Moldavët janë të parët në renditjes ai përket ritmeve të plakjes me 5 vjet diferencë në rreth një dekadë, për moshën mediane.
Spanja, pozicionohet e treta. Mosha mediane arriti në 44.7 vjeç në vitin 2021, duke u rritur me 3.9 muaj për të njëjtën periudhë, raporton Eurostat.
Nga krahu tjetër, vendet me ritme më të ulëta plakjeje janë Luksemburgu, Suedia dhe Malta.
Në Suedi, popullsia jo vetëm që nuk është plakur por është rinuar me 0.2 vite në thuajse një dekadë duke regjistruar moshën 40.6 vjeç në 2021.
I njëjti fenomen përsëritët dhe në Maltë ku mosha mediane për 2021 popullsia është rinuar me është 0.3 vjet, çka e bën vendin më pak të plakur të Bashkimit Europian në këto 9-10 vjetët e fundit./ monitor
E-Diaspora
-
Diamant Hysenaj ka shpallur kandidaturën për Kongresin Amerikan Nga Kosova në garë për Kongresin Amerikan, Diamant Hysenaj sfidon një nga figurat më të njohura...
-
Inxhinierja shqiptare diplomon në MIT, një tjetër histori suksesi nga Amerika
-
Përjetime të paharrueshme të nxënësve shqiptarë nga Zvicra në atdhe
-
Kosovare Asllani i dhuron fanellën e veçantë bashkatdhetares nga Zvicra
-
Itali: 20 vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë
Jeta në Austri
-
Fuqia punëtore e Austrisë do të tkurret për 24% deri në vitin 2060 Sipas parashikimit më të fundit të OECD-së, popullsia në moshë pune e Austrisë pritet të tkurret...
-
Për herë të parë, fluturime direkte Prishtinë–Salzburg–Prishtinë
-
Udhëtim rekord me tren në Austri: Rreth 350 milionë pasagjerë në vitin 2024
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €