Lajme
Italia, e gatshme të vazhdojë furnizimin me armë për Ukrainën
Edhe një herë Qeveria italiane shprehet e gatshme të vazhdojë furnizimet ushtarake dhe civile për Ukrainën, përcjell albinfo.ch.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, për mediat lokale tha se planifikon të propozojë të rinovojë “të njëjtën masë ndihmëse, duke e shtrirë atë për të gjithë vitin 2023”.
Ai tha se Italia do të vazhdojë furnizimin me armë, siç ka bërë në të kaluarën, që siç tha ai, “në kohën dhe mënyrat që ne do të pajtohemi me aleatët tanë atlantikë dhe me Kievin”, raporton Skynews.
Lufta në Ukrainë tregon shumë pak shenja të ngadalësimit, me Rusinë që lëshoi qindra raketa në lindje vetëm të dielën, ndërsa që nga fillimi i luftës ajo përdori më shumë se 4 mijë e 700 raketa në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














