Kosova
Kosovë: Paralajmërohen rritje edhe më të mëdha të qirave dhe banesave
Çmimet e shtijes së banesave në Kosovë, por edhe çmimet e qirave janë rritur rreth 25 për qind, rritje kjo e cila pritet të vazhdojë.
Në Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës dhe agjencitë e patundshmërisë, thonë se rritja e çmimeve të shitjes dhe qirave të banesave, ka ndodhur për shkak të inflacionit dhe rritjes së materialeve ndërtimore. Ata madje theksojnë se kjo rritje e çmimeve të materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020.
Burim Halili, zyrtar i njërës nga agjencitë e patundshmërisë në kryeqytet, tha për kosovapress se ka rritje të çmimit të qirave dhe shitjes së banesave për 25 për qind.
Halili tha se pritet të ketë sërish rritje të çmimeve, pasi materialet ndërtimore kanë ngritje të çmimeve, përcjell albinfo.ch.
“Sa i përket çmimit të qeras dhe të shitjes kemi ngritje. Realisht kohëve të fundit kemi ngritje të çmimeve pothuajse kudo, në të gjitha produktet, por në veçanti kemi tek shitja. Ajo që ka ndikuar shumë te ngritja e çmimeve në shitje, është sepse është rritur materiale ndërtuese sikur është armatura, betoni edhe gjitha tjerat… Afërsisht tek shitja është ngritur në çmim diku 20-25%, edhe të qiraja njëjtë, por kjo që ka ndikuar te shitja është rritja e materialeve”, tha Halili.
Sipas tij, në vazhdimësi pritet të ketë rritje sërish të çmimeve.
“Po pritet të këtë rritje për shkak se materialet ndërtimore kanë ngritje, në veçanti ka armature për 50%, kështu që unë mendojë që jemi në atë procesin e ngritjes edhe mendoj që i duhet përafërsisht 5-6 muaj që të rrisin çmimin stabil në bazë të materialëve që i kenë, kemi objekte që janë ndërtuar më herët, ata kanë ende mundësi që të ofrojnë çmimeve të tregut që kanë pasur më herët. E në momentin kur shiten edhe ato banesa, atëherë ne kemi të bëjmë ndërtime që janë duke ndërtuar me materiale që janë të ngritën dhe ata mendojë që nuk do të kenë mundësi që të kenë tolerime në çmim”, shtoi Halili.
Nga Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës thonë se rritja e materialeve ndërtimore është pothuajse 100 për qind në krahasim me vitin 2020. Rritjen e çmimit të qirave e ka arsyetuar edhe Faton Hoxha nga kjo shoqatë.
“Rritja e çmimit të banesave është si rezultat i rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore. Tri materialet bazë, hekuri, çimenti dhe druri, rritja është pothuajse 100 për qind. Nëse krahasojmë me vitin 2020, ku nuk ka pasur lëvizje të madhe të çmimeve. Ndërsa rritja e çmimeve të qirasë ndoshta mund ta arsyetojnë me inflacionin që po ndodh”, tha Hoxha.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











