Lajme
Shiu nxjerri nga shtrati lumenjtë në Shkodër
15 turistë kanë mbetur të bllokuar në Theth, pasi rruga ku po udhëtonin u dëmtua si pasojë e motit të keq me reshje të dendura shiu.
Probleme si pasojë e shiut që ka vazhduar gjatë gjithë natës raportohen në disa zona të qarkut të Shkodrës.
Në Fushën e Muriqanit, Njësia Administrative Ana e Malit, përrenjtë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur një sipërfaqe prej 400 hektarësh.
Nga shtrati ka dalë dhe përroi i quajtur Glinë dhe lumi Gjadër, të cilët kanë dëmtuar rrugët e lagjeve dhe infrastukturën në Qytetin e Vaut të Dejës.
Autoritetet njoftojnë se nuk ka energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrativ dhe bashkia po merr masa për evakuuimin e banorëve në rast se do të ketë përkeqësim të situatës, pasi reshjet po vazhdojnë me intensitet të lartë pa ndërprerje.
Reshjet e shiut vijojnë dhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.
Në Bajze ujërat kanë depërtuar në dy banesa, të shtetasve Mark Qosja dhe Asllan Culaj, ku mjetet e MNZSH-së kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.
Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz raportohet për dëmtim të infrastrukturës rrugore auto rurale, në të gjitha njësitë ka dhe shkëputje të energjisë elektrike./tch
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










