Kosova
Kosova është në krizë për punëtorë
Shumë turq, bullgarë dhe indianë pritet të vijnë në Kosovë
Kosova përballet me mungesë punëtorësh të profileve të ndryshme. Interesimi i qytetarëve për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye, që lidhen me mungesën e kontratës, punën në fundjavë, pagën e ulët e të tjera. Mungesën e punëtorëve janë duke shfrytëzuar qytetarët e shteteve të huaja. Në treg po vijnë turq, bullgarë dhe indianë, shkruajnë mediat e Kosovës.
Bizneset në Kosovë po përballen me sfidën me të madhe që nga paslufta. Qytetarët, të cilët dikur ëndërronin të ndërtonin vendin e tyre, tani po e braktisin atë.
Në këtë situatë aspak të lakmueshme, pronarët e kompanive të ndryshme kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës. Tashmë kanë gjetur një zgjidhje.
Vendin e punëtorëve vendas po e zënë punëtorët nga Turqia, Bullgaria dhe India. Dyshohet se janë rreth 2 mijë punëtorë që kanë ardhur në Kosovë nga vendet e botës, pothuajse asnjë i kualifikuar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











