Kosova
Lea Ypi rrëfen vështirësitë si emigrante
Lea Ypi bëri disa rrëfime për programin “Dita Jonë”, të cilat i nisi me atë çfarë e frymëzoi të shkruante librin “Të lirë”, që po pëlqehet mjaft në Britani.
“Ishte ndoshta si të gjithë gjërat e mira fryt i rastësisë”, shprehet ajo me doza mjaft të larta sinqeriteti, duke treguar pa doreza se nga e mori frymëzimin për idenë e saj.
“Unë isha në Berlin duke bërë kërkime shkencore për një libër filozofik rreth konceptit të lirisë dhe po trajtoja këtë temë në traditat e mendimit liberal dhe socialist, dhe ndodhi pandemia, lockdowni, çdo gjë u mbyll, bibliotekat u mbyllën.
Nuk kishte më mundësi për të bërë kërkime, për të shkuar në seminare, për të marrë pjesë ne aktivitete shkencore. Isha në shtëpi me të tre fëmijët e mi, të cilëve u ishte mbyllur gjithashtu shkolla e kopshtet. I vetmi vend ku mund të shkruaja ishte një dollap shumë i madh dhe aty fillova të shkruaj këtë libër filozofik rreth konceptit të lirisë.
Po ndoshta përkimi i rrethanave, pandemia, fakti që ishte Berlini, një vend liberal. Të gjitha liritë tradicionale në atë periudhë ishin të ndaluara, dhe pata një reflektim rreth lidhjes midis lirisë individuale, përvojës së lirisë individuale dhe asaj shkencore-filozofike”, shprehet ajo.
Më tej, ajo tregon momentin e saj më të vështirë kur u largua nga Shqipëria. Ishte në Itali, në vitin e parë kur shkoi atje për studime, siç rrëfeu dhe vetë, për faktin se dega e zgjedhur prej saj ishte filozofia, diçka që nuk ishte mësuar siç duhet në instucionet tona arsimore të kohës, e përpos kësaj, e gjithë literatura shkollore atje dhe orët e mësimit ishin në italisht.
Familja e kishte nisur me një shumë mjaft të vogël parash dhe babai ia kishte bërë të qartë se nëse do t`i mbaronte ato, do të duhet të kthehej mbrapsht, ndaj ishte detyruar që në pritje të bursës të bënte edhe punë të ndryshme, si për shembull, në bibliotekë apo edhe si babysitter për një familje italiane.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












