Lajme
SHBA: Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare për raketën që ra në Poloni
Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, shkaktoi tensione dhe reagime të forta.
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, tha se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për raketën që ra në Poloni dhe vrau dy persona.
Sakaq hetimet që po zhvillohen pritet të përcaktojnë se nga është lëshuar kjo raketë.
“Sido që të jetë përfundimi i hetimit, ne tashmë e dimë palën që mban përgjegjësinë përfundimtare për këtë ngjarje tragjike, pra Rusinë”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së nga Bangkok, përpara një samiti të udhëheqësve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Më tej shtoi: “Ajo që ne shohim çdo ditë sot është Rusia hedh raketa në Ukrainë, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën e saj”, tha kreu i diplomacisë amerikane.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim Ukrainën”, shtoi ai.
Anthony Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë provë për të kundërshtuar rastin e paraqitur nga Varshava, sipas të cilës raketa ka shumë të ngjarë të ketë ardhur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
Zyrtari amerikan, i cili u takua gjatë ditës me homologun e tij ukrainas, Dmitry Kuleba, tha se Uashingtoni “vazhdon të vlerësojë situatën dhe të ndajë informacione të reja” në lidhje me incidentin me Kievin./rel
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













