Lajme
Amerikanja që fiton mbi 700 mijë dollarë në vit duke punuar vetëm 10 orë në javë
Një grua amerikane pretendon se fiton 780 000 dollarë në vit duke punuar vetëm 10 orë në javë. 33-vjeçarja Michelle Schroeder-Gardner e ka arritur këtë falë një blogu financash që ka nisur në vitin 2011 dhe që aktualisht i sjell të ardhura marramendëse.
Pas mbarimit të kolegjit, Schroeder-Gardner zuri një pozicion si analiste financiare, ku fitonte 40 000 dollarë në vit. Pavarësisht kësaj rroge të lartë, ajo nuk po mbyllte dot një borxh të krijuar nga kreditë e saj studentore, ndaj iu fut aventurës së krijimit të një biznesi tjetër që do ta ndihmonte të mbijetonte.
Siç shpjegon ajo në një artikull në faqen e internetit të “CNBC”, kur e krijoi blogun për paratë dhe stilin e jetës Making Sense of Cents në 2011, nuk e kishte idenë se çfarë po bënte.
Në fakt, Schroeder-Gardner pohon se borxhi i saj ishte në të vërtetë “një pjesë e madhe e arsyes pse fillova të bëj blogje”.
“Unë dhe bashkëshorti im kemi arritur pavarësinë financiare dhe kemi kursyer aq sa të dalim në pension kur të duam. Kjo më ka lejuar të jetoj stilin tim ideal të jetës: punoj vetëm 10 orë në javë dhe udhëtoj me orar të plotë me varkën tonë me vela. Unë rregullisht bëj zhytje, eksplorime dhe shëtitje”, theksoj ajo, transmeton albinfo.ch.
Për më tepër, Schroeder-Gardner ka grumbulluar mesatarisht 780 000 $ çdo vit në pesë vitet e fundit për këshillat e saj se si të filloni në botën e investimeve, produktet financiare më të rekomanduara për të kursyer dhe llojin e vendimeve financiare që mund të ndryshojnë financat tuaja personale.
“Making Sense of Cents filloi si një hobi, por gjashtë muaj pasi fillova të shkruaj, miku im më vuri në kontakt me një kompani që donte që unë të shkruaja një postim të sponsorizuar për ta. Ata më paguanin 100 dollarë për të arritur 50 000 vizitorët e mi mujore të faqes,” tregon Schroeder-Gardner.
Më pas, ajo argumenton se filloi të studionte blogerët e tjerë që fitonin shumë para. “Vazhdova të shkruaj postime të sponsorizuara duke kontaktuar markat me të cilat pashë blogerë të tjerë që punonin”, thekson Schroeder-Gardner.
Në vetëm dy vjet, Schroeder-Gardner fitonte 5 000-10 000 dollarë në muaj, më shumë se sa fitonte në punën e saj të përditshme. Vetëm kur arriti të shlyente kredinë studentore, vendosi të linte punën dhe t’i përkushtohej rritjes së blogut të saj.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













