Kosova
Presidentja Osmani pret partitë për konsultime për zgjedhjet në veri
Sot, presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim përfaqësuesit e subjekteve politike për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Nga Presidenca kanë refuzuar të flasin për orën e takimit, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se katër kryetarët e komunave në veri të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, si vazhdimësi e veprimeve të Listës Serbe, e cila po kundërshton vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Ky veprim u ka hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këto komuna, meqë sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, mandati i çdo kryetari të komunës merr fund me dorëheqjen e tij.
Zgjedhjet, sipas ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.
Dorëheqjet, që u bënë më 5 e 6 nëntor, janë dorëzuar më pas edhe në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), për të cilat është njoftuar edhe Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Pas konsultimit me partitë politike, presidentja Osmani pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre katër komunave brenda afateve ligjore.
Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të presë vendimin e presidentes. Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, i tha ditë më parë KosovaPress-it se përgatitjet për zgjedhje bëhen pasi ato të shpallen nga presidentja.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet e veta kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës. KQZ-ja pret shpalljen e zgjedhjeve para se të fillojë me përgatitjet intensive të tyre. Sikurse në të kaluarën një nga hapat e parë që ndërmerr KQZ është miratimi i planit operacional ku listohen të gjitha aktivitetet që duhet të kryhen nga ana e KQZ për të organizuar një proces zgjedhor”, tha ai.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi ditë më parë se serbët nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje duke paralajmëruar se në këtë proces do të marrin pjesë vetëm 1500 persona, që sipas tij, aq janë shqiptarë e boshnjakë në veri të vendit.
Serbët, në të shumtën e rasteve siç dëshmuan raportimet e mediave, të detyruar nga Lista Serbe që kontrollohet nga Beogradi, u larguan nga institucionet e Republikës së Kosovës. Arsyetimi ishte vendimi për regjistrimin e automjeteve me targa RKS si dhe pezullimi nga puna i komandantit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












