Lajme
BE-ja propozon rregulla më të rrepta në lidhje me emetimet e veturave të reja
Në mbledhjen e tyre të fundit, Bashkimi Evropian ka paraqitur një propozim të ri në lidhje me emetimet më të rrepta në botë për automjetet e reja motorike nga mesi i vitit 2025, teksa furgonët, kamionët dhe autobusët do të duhet të jenë në përputhje me objektivat “pothuajse të pamundura” dy vjet më vonë.
Ligjet e propozuara në këtë mbledhje – të referuara me emrin “Euro 7” – do të fokusohen në uljen e emetimeve të oksidit të azotit (NOx) me 35 për qind, me të gjitha automjetet të kufizohen në 60 miligramë NOx për kilometër, duke sjellë veturat me naftë në përputhje me veturat me benzinë.
Ky ndryshim, përfaqëson një reduktim prej 25 për qind për emetimet e NOx nga veturat me naftë dhe vlerësohet të kontribuojë në një reduktim prej 50 për qind të emetimeve totale të NOx nga makinat deri në vitin 2035, kjo nëse krahasohet me nivelet e vitit 2018, raporton Drive.
Me ligjet e reja, veturave dhe kamionëve të rinj, do t’u kërkohet që të kenë sisteme të monitorimit të emetimeve në bord (OBM), në mënyrë që të sigurohen që ndotësit të mbahen brenda kufijve ligjorë.
Për më tepër, këto kufizime duhet të përmbushen deri në 200,000 kilometra ose 10 vjet – duke dyfishuar kërkesat aktuale të distancës dhe moshës.
Pas propozimit të këtij ligji të ri, individët e industrisë së veturave, e kanë akuzuar Bashkimin Evropian për vendosjen e objektivave “jorealiste” dhe “pothuajse të pamundura” për reduktimet e emetimeve, por në fakt, vetëm pak prej atyre individëve do ta thonë këtë publikisht.
Ligjet aktuale të “Euro 6” rregullojnë emetimet e oksideve të azotit (NOx), monoksidit të karbonit (CO), grimcave, hidrokarbureve, metanit dhe amoniakut për automjetet e rënda.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












