Lajme
Evropianët, konsumuesit më të mëdhenj të barnave antidepresive
Konsumi global i barnave kundër depresionit (AD) është rritur në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit, me evropianët, konsumatorët më të mëdhenj.
Përdorimi i ilaçeve kundër depresionit është rritur me gati dy herë e gjysmë nga viti 2000 në 2020 në 18 vende evropiane, sipas të dhënave të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), shkruan Euronews, përcjell albinfo.ch.
Të dhënat e OECD tregojnë gjithashtu një rritje dramatike të ankthit dhe depresionit gjatë pandemisë COVID-19. A përdorin vendet më të lumtura më pak barna të AD? Si e shpjegojnë studiuesit rritjen e dukshme të konsumit të antidepresantëve?
Të dhënat e OECD demonstrojnë konsumin e dozës së përcaktuar ditore (DDD) të “N06A-Antidepresantëve”. Ky grup “përfshin preparate të përdorura në trajtimin e depresioneve endogjene dhe ekzogjene”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Konsumi mesatar i antidepresantëve në 18 vende evropiane ishte 30.5 DDD për 1000 njerëz në ditë në vitin 2000 duke u rritur në 75.3 DDD në 2020, një rritje prej 147%.
Republika Çeke regjistroi rritjen më të lartë me 577 për qind, ndërsa u rrit vetëm me 38 për qind në Francë, duke e bërë ndryshimin më të ulët në këto vende midis viteve 2000 dhe 2020, megjithëse nga një nivel relativisht i lartë.
Ai u rrit me 304 për qind në Portugali, 256 për qind në Mbretërinë e Bashkuar, 208 për qind në Spanjë dhe 200 për qind në Gjermani në të njëjtën periudhë.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?










