Lajme
BE-ja thërret takim ‘ad hoc’ për emigrantët
Një takim për vlerësimin e krizës së re të emigrantëve dhe realizimin e një nisme evropiane, mund të jetë edhe vetëm në nivel teknik, por nuk përjashtohet mundësia që në tavolinë të ketë edhe ministra të Brendshëm të BE-së, në një takim ”ad hoc” për emigrantët pas përplasjes Itali-Francë.
Ky takim duhet të mbahet para Këshillit të Punëve të Brendshme, i planifikuar për javën e parë të dhjetorit.
Ndërkohë, vende të ndryshme evropiane shpjegojnë qëndrimet e tyre, pasi Franca ka kërkuar të pezullojë zhvendosjet e emigrantëve në shtete të ndryshme.
Gjermania, nga ana e saj, tha se ne do të respektojmë angazhimet tona për aq kohë sa edhe Italia do të bëjë të njëjtën gjë.
“Ne do të vazhdojmë t’i përmbahemi Mekanizmit të Solidaritetit ndaj vendeve që lejojnë zbarkimin e emigrantëve të shpëtuar në det. Kjo vlen shprehimisht edhe për Italinë, e cila ka lejuar zbarkimin e tri anijeve. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për sa kohë që Italia të përmbushë përgjegjësinë e saj për të mirëpritur emigrantët e shpëtuar nga deti”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane për ANSA-n, në përgjigje të pyetjes nëse Berlini synon të ndjekë thirrjen nga Parisi për të mos respektuar angazhimet evropiane për solidaritet.
“Nuk kemi ndërmend të pezullojmë pjesëmarrjen tonë në Mekanizmin e Solidaritetit për rishpërndarjen e emigrantëve dhe ne do të vazhdojmë të jemi solidarë. Për më tepër, shpresojmë që Franca dhe Italia të jenë në gjendje të zgjidhin mosmarrëveshjet shumë shpejt në mënyrë që si evropianë të mund të vazhdojmë të kërkojmë një përgjigje evropiane”, deklaroi Dejvid Adroviç, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Luksemburgut për ANSA-n.
Odiseja njëjavore e anijes ”Ocean Viking”, që transportonte rreth 230 emigrantë të shpëtuar në Mesdhe, më në fund mori fund me ankorimin e anijes në portin francez të Toulonit.
Anija e operuar nga organizata civile e ndihmës ”SOS Mediterranee” është në qendër të një sherri mes Parisit dhe Romës.
Refuzimi i Italisë për të lejuar ankorimin e ”Ocean Viking” çoi në zhgënjimin e Parisit.
Ndërsa kriza e menjëhershme ka marrë fund, grindjet diplomatike midis dy vendeve anëtare të BE-së nuk treguan shenja të zbutjes.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, u kundërpërgjigj, duke njoftuar planet për të forcuar kontrollet në kufirin me Italinë.
Në vendkalimin midis Ventimiglia dhe Menton pranë Nicës, oficerët kontrolluan makinat që vinin nga Italia.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kritikoi Parisin, duke thënë se ai dukej i irrituar që duhej të pranonte 230 emigrantë, ndërkohë që nga fillimi i vitit pothuajse 90 000 emigrantë kanë mbërritur në Itali.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











