Lajme
Kush është pasagjeri që ndaloi dy avionë në Athinë
Aeroporti Ndërkombëtar ‘Eleftherios Venizelos’ në Athinë ishte në gatishmëri mbrëmë për dy fluturime të Emirates me destinacion Nju-Jorkun dhe Dubai, pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për një pasagjer “të dyshimtë”.
Ditën e sotme mediat kanë dhënë më shumë informacion për pasagjerin që shkaktoi ndërprerjen e trafikut ajror. Bëhet fjalë për një shtetas turk, 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë vizë për në Nju-Jork si refugjat, dhe dyshohet se është anëtar i një organizate terroriste. Ai ka hyrë në Greqi nga Turqia dy-tre vjet më parë dhe qëndronte në Athinë nën statusin e azilkërkuesit.
Ai bëri kërkesë për azil dhe autoritetet greke i dhanë një qëndrim të përkohshëm deri në vitin 2025. Megjithatë, burri nuk ishte në asnjë nga fluturimet që u ndaluan mbrëmë.
Një pasagjer në aeroplanin për në Nju-Jork, Yanis Spiridakis, tha për ANT1 se stafi i kishte njoftuar se avioni po kthehej në Athinë.
“Në fillim menduam se e kishim dëgjuar gabim njoftimin, më pas stafi na njoftoi se vërtet do të ktheheshim. Fillimisht ata nuk thanë arsyen. Ata thanë se avioni thjesht do të kthehej në Athinë. Pas përpjekjeve tona, ata thanë kishte një problem me hapësirën ajrore franceze”, tha ai.
Ai shton se pasagjerët e kuptuan se çfarë po ndodhte kur ndezën internetin në celularët e tyre.
“Kemi pasur një pamje të qartë të ngjarjes kur kemi zbritur, kemi hapur celularët dhe përmes rrjeteve sociale kemi kuptuar se për çfarë bëhet fjalë”, përfundoi ai.
Pas kontrollit të të gjithë pasagjerëve, si dhe avionit, policia njoftoi se nuk u gjet asgjë e dyshimtë./Euronews
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











