Lajme
Zvicra dhe Britania e Madhe nënshkruajnë marrëveshje për shkencën dhe inovacionin
Marrëveshja, e nënshkruar nga MB dhe Zvicra, synon të thellojë lidhjet midis komuniteteve të tyre përkatëse të kërkimit dhe inovacionit, në një kohë kur të dy vendet janë në periferi të skemës kryesore të financimit të kërkimit shkencor të Bashkimit Evropian, Horizon Europe, transmeton albinfo.ch.
Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua të enjten në Londër nga Guy Parmelin, i cili drejton Departamentin Zviceran të Çështjeve Ekonomike, Arsimit dhe Kërkimit, dhe ministrit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Shkencën, Kërkimin dhe Inovacionin, George Freeman.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra janë të dyja liderë botërorë kur bëhet fjalë për kërkimin dhe inovacionin. Parimet tona të përbashkëta, vlerat dhe përsosmëria shkencore na bëjnë partnerë të natyrshëm”, tha Parmelin gjatë ceremonisë së nënshkrimit. Së bashku të dy kombet kanë dhjetë nga 20 universitetet më të mira kërkimore të Evropës, duke përfshirë dy institutet federale të teknologjisë të Zvicrës, ETH Zurich dhe EPFL.
Marrëveshja fokusohet në tri fusha kryesore, veçanërisht shkencën e thellë, komercializimin industrial dhe standardet dhe rregulloret ndërkombëtare. Kjo përfshin tema, si shkenca kuantike, hapësira dhe shkrirja bërthamore. Mbretëria e Bashkuar pritet të jetë një partner kyç në planet e Zvicrës për të nisur një iniciativë kërkimore kuantike vitin e ardhshëm.
Bashkëpunimi dypalësh mund të vijë në formën e iniciativave të përbashkëta, vizitave të delegacioneve, ndër aktivitete të tjera. Ekziston gjithashtu një plan për një Këshill të rregullt të Bashkëpunimit Kërkimor Anglo-Zviceran për të mbikëqyrur aktivitetet, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













