Lajme
Euro u barazua me dollarin
Dollari u tregtua pranë një niveli më të ulët prej dy muajsh kundrejt euros sot, ndërsa tregtarët prisnin rezultatet e zgjedhjeve afatmesme në SHBA dhe të dhënat e inflacionit në SHBA, që do të dalin këtë javë, të cilat do të peshojnë në vlerësimet e tregut për perspektivën e ardhshme për normat e interesit.
Euro ka ndryshuar pak sot dhe po tregtohet me 1,0066 dollarë, pasi arriti në 1,0096 dollarë brenda natës, niveli më i lartë që nga 13 shtatori.
Monedha amerikane ka qenë nën presion për t’u dobësuar javën e fundit për shkak të basteve të subjekteve të tregut se Fed do të zbusë rritjen e normës bazë të interesit dhe se Kina do të lehtësojë masat kundër Covid-it për të stimuluar aktivitetin ekonomik.
Indeksi i dollarit, i cili është në rrugën e tij për të regjistruar vitin më të mirë në gati katër dekadat e fundit, deri më tani këtë javë është zhytur me rreth 1 për qind ndaj shportës së rivalëve dhe sot po lëviz në nivelin e 109.68 pikëve.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












