Lajme
Reagon SHBA: Braktisja e institucioneve nga serbët nuk është zgjidhje
Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës dhe largimit të serbëve nga institucionet, ka reaguar sërish SHBA-ja. Kësaj radhe ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-Aziatike, Karen Donfried, theksoi se braktisja e institucioneve nga Lista Serbe nuk është zgjidhje dhe se zhvillimet e fundit janë shqetësuese.
Ajo kërkoi uljen e tensioneve dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne jemi duke u marrë 24 orë në ditë me çështjen e monitorimit të situatës në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova të zbatojnë marrëveshjet e arritura. Ne e kemi mirëpritur propozimin gjermano-francez. Mendojmë se ka hapësirë për progres. Së bashku me BE-në mbështesim progresin, SHBA mendon se zhvillimet e fundit janë shqetësuese, nuk është zgjidhje braktisja e institucioneve”, tha Donfried.
Donfrid theksoi se SHBA-ja është në linjë me BE-në për zgjidhjen e problemit përmes dialogut, ndërsa bëri thirrje që të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa të sigurt.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









