Kosova
Abdixhiku: S’pamë plan konkret nga Kurti për dalje nga kjo situatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se atij i kanë kërkuar që të ketë koordinim të plotë me aleatët për të zgjidhur situatën e krijuar në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se Qeveria s’duhet t’i sjellë qytetarët që të zgjedhin në mes të ligjshmërisë dhe aleatëve.
“Duhet të ulesh dhe të marrësh vendime të përbashkëta. Të mos ketë zgjedhje mes ligjshmërisë dhe aleatëve, sepse atëherë kemi bërë gabim. Të mos e shndërrojmë në çështje politike të brendshme, duhet të jemi unikë, por në këtë unitet, të jemi bashkë edhe me aleatët ndërkombëtarë, përndryshe çdo situatë e re do të jetë në përgjegjësinë e Kurtit”.
Abdixhiku tha se Kurti nuk iu ka thënë diçka më shumë sesa ato që i ka thënë në konferencë për media.
“Nuk kuptuam diçka të re dhe s’pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen në veri të vendit. S’pamë ndonjë lëvizje apo gatishmëri”.
Ai tha se i kanë kërkuar plan konkret dhe koordinim të plotë me aleatët për të stabilizuar situatën, derisa tha se Kurti e ka mbështetjen e LDK-së për të vendosur ligjshmëri në vend.
“Si LDK jemi përgjigjur pozitivisht për të diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në veri të vendit dhe kemi shprehur gatishmërinë edhe për të mbështetur çdo hap që synon ligjshmërinë në vend dhe çdo hap që e synon koordinimin me aleatët tonë në Washington dhe Europë. Në këtë takim, në pjesën më të madhe, nuk kuptuam diçka të re sesa deklarimet publike që kryeministri tanimë i ka pasë dhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakumin institucional, gjyqësor e juridik në veri të vendit siç dhe nuk pamë ndonjë lëvizje ose gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë. Për LDK-në, ne besojmë se koordinimi i ngushtë me Departamentin amerikan të Shtetit, me institucionet e sigurisë amerikane, me aleatët tonë në Washington e Bruksel, është zgjidhje e vetme adekuate në situatën e tanishme ku është Kosova”.
Kreu i LDK-së tha se Kosova nuk duhet të bie pre e kurtheve të destabilizimit të vendit nga faktorë që burojnë në Beograd dhe në “koordinime shumë më të thella sesa kaq”.
Ai tha se nëse Qeveria Kurti punon ngushtë me aleatët dhe siguron paqen në gjithë territorin e vet, do ta ketë mbështetjen e LDK-së.
Abdixhiku e cilësoi si akt patriotik për vendin që të kërkohet koordinim me SHBA-në, derisa shtoi se partitë shqiptare gjithmonë janë bashkë kur është në pyetje ballafaqimi me Serbinë dhe bëri thirrje që të ketë unitet, por se në këtë unifikim duhet të jenë edhe aleatët e Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










