Kosova
Përfundon takimi i Kurtit me opozitën
PDK mbështet Kurtin për vazhdimësinë e sovranitetit në veri
Takimi i thirrur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me krerët e opozitës tashmë ka përfunduar, përcjell albinfo.ch.
Ishte lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ai që i pari e braktisi këtë takim, duke thënë se Kurti nuk përgjigjej pse ka prishur raportet me Amerikën, por u “mbante ligjërata”.
Derisa nga takimi më vonë janë parë të dalin edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe i pari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Kujtojmë se Kurti ftoi në takim opozitën pas zhvillimeve të fundit në vend, ku serbët lanë pozitat e tyre në institucionet e Kosovës, derisa gjendja është ende e tensionuar për shkak të vendimit për targat.
Krasniqi ka thënë se Qeveria do ta ketë mbështetjen e PDK-së për ushtrimin e sovranitetit në katër komunat veriore.
“Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se qeveria e di në çfarë derjtimi është duke shkuar dhe çfarë veprimesh do të ndërmarrë për ta mbajtur situatën nën kontroll. Unë ia shpreha qëndrimin PDK-së se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme, që ruajnë shtetësinë dhe sovranitetin në çdo centimetër të Kosovës”.
Qeveria duhet të ndërmarrë veprimet që i takojnë dhe për këtë do ta ketë përkrahjen e PDK-së. Për veprimet, të cilat e ruajnë krejt rezultatin e sukseset e arritura në të gjitha vitet e pas pavarësisë e që kanë rezultuar me integrimin e serbëve në të gjitha institucionet. Unë nuk mund të them me siguri se çka sot duhet të bëjë Qeveria për ta sjellë normalitetin. Sot kemi një situatë të re që ka mundur të shmanget, papjekuria dhe mungesa e koordinimit me aleatët ka sjellë një momentum që ka mundur të shmanget”, tha Krasniqi.
Ai bëri të ditur se në takim është disktuar edhe për procesin e dialogut dhe propozimin franki-gjerman. Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës në vend se të fokusohet te një marrëveshje gjithpërfshirëse finale, merret me tema sporadike dhe teknike.
“Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë jo vetëm për këtë situatë, por edhe për procesin e dialogut, propozimin franko-gjerman. E kam thënë në vend se të vazhdojmë të fokusohemi në një marrëveshje gjithëpërfshirëse finale, ne sot po merremi me tema sporadike dhe teknike.
Këto kanë qenë disa nga konsideratat që më kanë shtyrë dje t’i drejtohem kryeministrit. Siç e thashë, unë sot dal nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministrin e Qeveria e dinë se në çfarë rruge kanë hyrë. Ne më shumë erdhëm për ta dëgjuar kryeministrin, diskutuam gjerë e gjatë, por nuk jam i sigurt se e dinë në çfarë rruge kanë hyrë dhe si do të dalin suksesshëm”, ka thënë Krasniqi para mediave.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











