Kosova
Rada Trajkoviç: Në veri të Kosovës Radoiçi ka hedhur banda të armatosura
Trajkoviç: Nuk besoj se ka mercenarë “Vagner”
Rada Trajkoviç, kryetare i Lëvizjes Evropiane Serbe nga Kosova, ka vlerësuar se veriu i Kosovës po bëhet hapësirë e rrezikut të tmerrshëm dhe nënvizoi se KFOR-i sigurisht nuk do të merret me punë policore, ndërkohë në veri të Kosovës Radoiçi ka hedhur banda të armatosura, nuk besoj se ka mercenarë “Vagner”, shkruan “RTS”, përcjell albinfo.ch.
Sipas Trajkoviç, EULEX-i nuk ka numër të mjaftueshëm të policëve për të mbuluar të gjitha vendet në të cilat kanë punuar policët dhe shërbyesit serbë që braktisën Policinë e Kosovës, duke shtuar se EULEX nisur nga kjo nuk mund të ofrojë siguri efikase, transmeton “Nova.rs”.
Ajo në emisionin “Mes nesh” në “TV Nova S” nënvizoi se EULEX nuk ka mandat të zëvendësojë policinë lokale.
“Gjithsesi ka rrezik, pasi tash pritet reagimi nga ana e Prishtinës”, tha Trajkoviç, tash shtrohet pyetja nëse Prishtina do të dërgojë policët shqiptarë në veri.
“Ka rrezik, sepse në veri të Kosovës, si ne nuk duam të themi dhe që vazhdimisht tentojmë ta fshehim gjenden banda të armatosura të hedhura nga Radoiçiç, a është ai vetë i pranishëm, nuk di. Po dëgjoj se krahas këtyre grupeve të armatosura, atje janë parë edhe pjesëtarë të grupit ‘vagnerë’, gjë që nuk besoj, sepse ata janë mercenarë që aktualisht luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga manjatët rusë dhe nuk di cili manjat serb do të dërgonte mercenarë në veri që të luftojnë”, tha Trajkoviç.
Për policët serbë që dhanë dorëheqje dhe që akoma rrinë në stacionet policore në veri, ajo vlerëson se “janë persona që rrinë në stacione të aranzhuara privat“.
“Nëse ata kanë paraqitur dorëheqje dhe kanë hequr uniformën, janë njerëz që rrinë në aranzhman privat aty dhe kjo është e rrezikshme edhe këtë e di Mitrovica. Ajo ka pasur përvojë se serbët e veriut kanë dashur të marrin në kontroll stacionet, unë do thosha me pak armatim e konflikt të madh mes bashkësisë ndërkombëtare dhe serbëve. Ato stacionet janë shumë me rëndësi dhe mendoj se ky është qëndrim i pamenduar mirë nga ata që e morën këtë vendim”, tha Trajkoviç.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











