Kosova

Haradinaj tregon pse lëshoi takimin

"Kurti mbante ligjëratë, nuk sqaronte pse ka prishur raportet me Amerikën"

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka sqaruar pse ka lëshuar takimin me kryeministrin Kurti.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se Kurti po mbante ligjëratë dhe, sipas tij, ai nuk tregoi pse ka prishur raportet me Amerikën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin, sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, shkruan Haradinaj.