Kosova
Tensionet në veri me jehonë te madhe në mediet ndërkombëtare
Përmendet ndikimi i drejtpërdrejt i Moskës
Në vikendin e kaluar, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijuar e Asociacionit të Komunave Serbe.
Jo vetëm kaq, serbët në veri të vendit u mblodhën në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediet e huaja prestigjioze, madje një medium italian La Repubblica raportoi se ky konflikt po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.
Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.
Ndërkaq mediumi Blick shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave.
The Guardian raportoi se pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin.
Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediet e huaja prestigjioze, madje një medium italian La Repubblica raportoi se ky “konflikt” po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.
Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hodhi akuza te Rusia. Një medium tjetër që raportoi për situatën është edhe Politicio, i cili shkroi se në titull se “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”. Krahas kësaj, mediumi raportoi gjithashtu edhe për protestën e sotme, ku sipas tyre morën pjesë qindra protestues.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












