Lajme
Britania nuk ndalet në luftën kundër emigrantëve
Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Sekretarit të tij të Brendshëm të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me francezët për emigrantët e paligjshëm në bregdet- shkruan Daily Mail.
Marrëveshja, të cilën Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë në javët e ardhshme, synon do të rrisë oficerët francezë që patrullojnë brigjet detare.
Daily Mail shkruan se kjo vjen pasi Suella Braverman paralajmëroi se shumë shqiptarë pretendojnë për azil ‘të rremë’ në Britani, pavarësisht se paguajnë mijëra për të mbërritur në tokën angleze.
Ajo paralajmëroi se abuzimi ‘duhet të ndalet’ dhe tha se Mbretëria e Bashkuar dhe francezët do të punojnë më ngushtë për të trajtuar migracionin e paligjshëm.
“Shumë prej të ardhurve këtë vit kanë qenë nga Shqipëria, ndaj ne po punojmë ngushtë me qeverinë shqiptare për të inkurajuar kthimet dhe përpunimin e rasteve dhe largimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ajo.
“Ky abuzim i sistemit tonë duhet të ndalet, ne duhet të sigurojmë që regjimi ynë i mundshëm për të trajtuar skllavërinë moderne fokusohet te viktimat e vërteta, jo te ata që përpiqen të anashkalojnë rregullat tona të imigracionit”- shtoi ministrja.
Në shkrimin e saj, ajo përbuz kritikët e saj dhe Partinë Laburiste për dështimin në gjetjen e zgjidhjeve për të trajtuar kalimet e rrezikshme me anije të vogla në Kanal.
“E vërteta është se populli britanik është i ngopur nga numri i varkave të vogla që arrijnë në brigjet tona. Disa kritikë japin vetëm sugjerime përrallash se si të trajtohet problemi. Mbretëria e Bashkuar duhet të bëjë çdo gjë të mundshme për kalimet e paligjshme dhe të vazhdojë të ndalojë kontrabandistët e njerëzve”, shtoi ministrja.
Ndërkohë, pritet që Kryeministri Rishi Sunak të takojë presidentin francez Emmanuel Macron të hënën në samitin e klimës në Cop në Egjipt për të sqaruar detajet e marrëveshjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena










