Lajme
Në Itali rrëzohet një helikopter mbesin shtatë të vdekur
Një helikopter është rrëzuar në Italinë jugore të shtunën, nga i cili aksident kanë gjetur vdekjen të shtatë personat në bord, duke përfshirë një familje turistësh sllovenë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.
Në raportime thuhet se helikopteri u zhduk nga radarët në Castelpagano di Apricena, një zonë rurale e rajonit të Pulias, duke nxitur përpjekjet e kërkimit nga forcat ajrore dhe brigada e zjarrfikësve.
Nënkryetari i rajonit të Pulias, Raffaele Piemontese, më vonë konfirmoi se helikopteri ishte gjetur dhe të shtatë personat në bord ishin vrarë, tha Corriere della Sera.
Mes të vdekurve ishte një familje me katër anëtarë nga Sllovenia, duke përfshirë një vajzë 13-vjeçare.
Viktimat e tjera ishin një mjek lokal dhe dy pilotët e helikopterit.
Helikopteri po fluturonte si pjesë e një shërbimi ditor midis Foggia në Pulia dhe ishujt Tremiti në brigjet italiane, kur u përplas për shkak të motit të keq.
Kryetari i ishujve, Peppino Calabrese, tha për mediat se mjeku vendosi në minutën e fundit të merrte helikopterin dhe jo tragetin “për shkak të kushteve të këqija në det”.
“Komuniteti ynë është në shok. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur në 30 vjet shërbim”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










