Kosova
BE ndan 1 miliard euro për ta ndihmuar Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor
Pas shumë diskutimeve, Bashkimi Evropian ka përgatitur një paketë prej 1 miliard eurosh për të ndihmuar Kosovën dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që ta adresojnë pasojat e krizës energjetike, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë prapa Ballkanit Perëndimor.
“BE vazhdon të qëndrojë prapa Ballkanit Perëndimor – si në kohë të mira, ashtu edhe në vështirësi. Gjatë pandemisë COVID-19 ne mobilizuam një paketë të pashembullt prej 3.3 miliardë eurosh për rajonin dhe sot po krijojmë një paketë mbështetjeje energjie prej 1 miliard eurosh për të mbrojtur grupet më të cenueshme dhe për të nxitur investimet shumë të nevojshme në diversifikimin e energjisë”, ka deklaruar ajo.
Mbështetja buxhetore prej 500 milionë euro pritet të miratohet në dhjetor dhe të jetë e disponueshme në janar.“Në një periudhë të menjëhershme, Komisioni është i gatshëm të sigurojë mbështetje buxhetore prej 500 milionë eurosh, e cila do të miratohet në dhjetor dhe do të jetë e disponueshme në janar. Kjo shumë do të mbështesë familjet dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të mbrojtur kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe ndikimit të tyre”, thuhet në njoftim.
500 milionë eurot e tjera pritet të ndahen në 3 vjetët e ardhshme.“Në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme, Komisioni do të sigurojë 500 milionë euro të tjera për të avancuar në diversifikimin e energjisë, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor. Masat afatshkurtra (1-2 vjetët e ardhshme) do të mbështesin diversifikimin e furnizimeve me energji, duke nxitur ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike, duke përfshirë LNG-në, si dhe duke mbështetur ndërtimin e projekteve të energjisë së rinovueshme dhe masat e efiçiencës së energjisë. Ndihma afatmesme (2-3 vjetët e ardhshme) do të përfshijë investime të tjera që kontribuojnë në tranzicionin dhe sigurinë e energjisë. Këto masa do të mbulojnë projektet e prodhimit të energjisë së rinovueshme në shkallë të gjerë, përmirësimin e sistemeve të transmetimit të energjisë, ngrohjen qendrore dhe skemat për efiçencën e energjisë për blloqet e vjetra të banimit”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











