Lajme
Makaronat, specialitet jo vetëm i Italisë
Makarona si specialitet italian, përveç që konsumohet në masë të madhe edhe në vendet e tjera të botës, ka edhe vende të cilat më së shumti e prodhojnë për eksport sesa për konsum, përcjell albinfo.ch
Mbështetur në Anketën Globale të Konsumatorëve, Statista, 81 për qind e familjeve në Itali kanë rregullisht makarona në menytë ditore.
Italia, përveçse e ka primatin për konsumimin më të lartë të makaronave në botë, ata dallohen edhe për nga prodhimi, me 3.2 milionë tonelata makarona në vit.
Ndonëse nuk njihet as në top 5 vendet e prodhimit të makaronave në botë, Franca është vendi që i afrohet më së shumti Italisë për konsumim të specialitetit italian.
Sipas anketës në fjalë, 78 për qind e të anketuarve e konsiderojnë makaronën si një element të rregullt në listën e tyre të blerjeve.
Ngjashëm me Francën, as Britania e Madhe dhe Gjermania nuk shquhen në listën e ngushtë të vendeve që prodhojnë makarona, megjithatë konsumi i tyre është në përqindje të lartë.
Në Britaninë e Madhe, 69 për qind e familjeve e shtrojnë makaronën në tryezë, ndërkaq në Gjermani 62 për qind.
Më pas vjen ShBA-ja, me 55 për qind, diçka që nuk përbën habi me faktin se e njëjta radhitet në vendin e dytë pas Italisë për prodhimin e makaronave, me 2.6 milionë tonelata në vit.
Siç tregojnë analizat e Statisa-s, vendet ku orizi është tradicionalisht baza sa u përket specialiteteve që konsumojnë më së shumti, si India, Kina dhe Koreja e Jugut, kanë një boshllëk shumë më të vogël për të mbushur dietat e tyre me diçka si makarona.
Në Indi, 30 për qind e të anketuarve thanë se hanë rregullisht makarona, në Korenë e Jugut 17 për qind, ndërsa në Kinë kjo shifër zbret në vetëm 16 për qind.
Mënjanë traditën, një arsye tjetër për të mos ngrënë shumicën e llojeve të makaronave mund të jetë një alergji ndaj glutenit, përbërje kjo bazë e makaronës.
Pas Italisë dhe ShBA-së, vendet me prodhimtari më të madhe të makaronave janë Brazili, Rusia dhe Zvicra, të cilat nuk është se i konsumojnë aq shumë, por i eksportojnë.
Ndryshe, kjo anketë është realizuar gjatë periudhës tetor 2021 deri më shtator të vitit 2022, dhe ka përfshirë mbi 7.000 të rritur nga mosha 18 deri në moshën 64 vjeç, përcjell tutje albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













