Elon Musk thuhet se po kërkon të shkurtojë 3,700 vende pune në Twitter, ose afërsisht gjysmën e fuqisë punëtore të kompanisë, në një përpjekje për të ulur kostot në platformën e mediave sociale që sapo bleu.
Ai gjithashtu dëshiron të revokojë të drejtën e punonjësve për të punuar në distancë dhe t’u kërkojë atyre të vijnë në zyrë me kohë të plotë.
Në vetëm një javë, Musk tashmë ka marrë disa vendime të diskutueshme në lidhje me platformën që ai bleu për 44.4 miliardë euro pas muajsh drame ligjore.