Kosova
Policia e Kosovës publikoi deklaratën e plotë të infermieres
Ja çfarë tha infermierja shqiptare
Infermierja deklarohet në polici: Ajo më sulmoi e para – s’përdora dhunë e as forcë të madhe.
Infermierja A. P., e cila shihej teksa e rrah dhe e përqesh bashkë me disa kolege të saj një të moshuar, e cila ishte banore e një shtëpie të pleqve në Pejë, ka dhënë deklaratë në polici, pas arrestimit.
Inferimeria A.P. ka arsyetuar sjelljet e saj, duke thënë se “ajo [e moshuara] e para më ka sulmuar”, meqë siç theksonte ajo, ishte agresive, përcjell klankosova.tv.
”Unë kur kam filluar punën, ajo veç ka qenë banore e shtëpisë dhe se nga mjeku është konstatuar se e njëjta ka çrregullime mendore. Në ditën kur ka ndodhur rasti, ajo ka qenë shumë agresive dhe kohë pas kohe përjetonte kriza nervoze dhe për këtë e kemi njoftuar doktorin. Atë ditë e kemi pasur për detyrë që t’ua ndërrojmë pampersat, pasi e moshuara (viktima) e kishte kryer nevojën fiziologjike dhe me duart e saj e ka ndotur hapësirën. Unë e kam dëgjuar një zhurmë te banjoja dhe kam shkuar që të shikoj. Aty koleget e mia kishin pasur telashe dhe desha t’u ndihmoja. Ajo (viktima e moshuar) më ka sulmuar dhe më ka shkaktuar lëndime në dorë, më ka sulmuar me shqelm e para. Unë nuk kam përdor dhunë e as forcë të madhe përveç me ndalu sulmin e saj ndaj meje. Ajo atë ditë e ka sulmuar edhe një banore tjetër”, ka deklaruar ajo.
A.P. ka deklaruar po ashtu se forca që e ka përdorur, sipas saj, ka qenë nën afekt, por në një formë i ka konsideruar si të drejtë veprimet e saj, me arsyetimin se duhet të jetë dominonte ndaj personave me probleme psikike.
”Në shkollë jemi mësuar se personat që paraqesin rrezik për personelin dhe kanë probleme psikike duhet të tregohemi dominant ndaj tyre. Unë jam e vetëdijshme se veprimi ka qenë i tepruar dhe nën afekt, por ajo e para më ka sulmuar dhe veprimet e mija kanë qenë paralajmëruese dhe jo me forcë të madhe. Koleget e mija janë munduar ta vënë nën kontroll atë (të moshuarën). Janë munduar me forcë ta ndërrojnë, ka qenë e fuqishme dhe është dashtë disa veta ta vënë nën kontroll”.
Në dëshminë e saj, A. P është shprehur e penduar thellësisht dhe emocionalisht keq për rastin që ka ndodhur.
Ajo ka deklaruar po ashtu se publikimi i videos është bërë me qëllim nga qendra pasi ajo e ka lënë punën gjatë ditës së djeshme.
Sipas saj, ajo s’ka qenë e përgatitur që të merret me persona që kanë probleme psikike.
Pamjet e rrahjes së të moshuarës në qendrën për përkujdesjen e të moshuarve “Orenda” në Pejë kanë tronditur vendin.
Dy infermieret, A.P. dhe A. R. e sulmuan gruan e moshuar brutalisht, teksa R. K. regjistroi momentin.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












