Lajme
Konsumi i kafesë gjatë shtatzënisë mund të ndikojë në gjatësinë e fëmijës
Fillimi i ditës me një filxhan të nxehtë kafeje ose çaj me kafeinë mund të duket hyjnore për disa, por mund të ketë ndikime negative për fëmijët te gratë shtatzëna, sipas një studimi të ri.
Sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Network Open, fëmijët që ishin ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes u zbulua se ishin mesatarisht më të shkurtër se fëmijët e nënave që nuk konsumonin kafeinë gjatë shtatzënisë, shkruan CNN.
Fëmijët e nënave që kishin konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë ishin më të shkurtër në shtat në moshën 4-vjeçare se fëmijët e nënave që nuk konsumuan kafeinë dhe hendeku zgjerohej çdo vit deri në moshën 8-vjeçare, sipas autores kryesore të studimit, dr. Jessica Gleason, epidemiologe prenatale.
“Për të qenë të qartë, këto nuk janë dallime të mëdha në gjatësi, por ka këto dallime të vogla në gjatësi midis fëmijëve të nënave që konsumuan kafeinë gjatë shtatzënisë”, tha Jessica Gleason, e cila është një studiuese në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve Eunice Kennedy Shriver.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












