Kosova
Oda e Infermierëve dënon rastin monstruoz në Pejë: Do të veprohet konform ligjit
Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë shprehet tejet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media, ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.
Në reagimin e tyre thuhet se sjelljet e tilla janë të papranueshme dhe “OIK është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodh shpesh, institucionet angazhojnë persona të pakualifikuar, e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor”.
Tutje, në reagimin e tyre thuhet se “sjelljet e tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë, andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











