Shqipëria
Shqipëri: Taksë për fermerët që nuk punojnë tokën
Gjatë një takimi me fermerët në Dvoran të Korçës, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi fermerët se do të vendoset taksim i lartë për ata që nuk e punojnë tokën.
Ai deklaroi që qeveria tashmë ka nisur punën për të rregulluar me ligj vendosjen e taksës për këdo që nuk e shfrytëzon pronën në fshat.
“Sot, Shqipëria punon dyfishin e tokës bujqësore, edhe pse ka akoma copëza. Për këto ne duhet të marrim disa masa të reja që po i përgatisim për një supertaksim të lënies së tokës djerrë. Nuk mund ta lësh tokën e bukës djerrë, jepe ta punojnë ose punojë vetë, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë. Si qenka kjo që bujqësia ka marrë të tatëpjetën?!”, u shpreh Rama.
Pas paralajmërimit, Kryeministri u bëri thirrje fermerëve të bashkohen dhe të krijojnë kooperativa në funksion të investimeve të përbashkëta në mënyrë që të ketë më shumë prodhim.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











