Lajme
Ilaçi kundër kancerit testohet, rezultatet e para, optimiste
Studiuesit amerikanë kanë prodhuar një ilaç të ri, premtues, kundër kancerit. Rezultatet e para optimiste janë tashmë në dispozicion. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë përpara miratimit.
Pilula e re e kancerit AOH1996 është treguar efikase në pacientin e parë në testimet e realizuara nga studiuesit e ‘City of Hope’, një nga qendrat më të mëdha kërkimore për kancerin në SHBA.
Pilula e re e kancerit synon një proteinë të quajtur PCNA, e cila luan një rol të rëndësishëm në riparimin dhe riprodhimin e qelizave. Studiuesit zbuluan se përdorimi i qelizave mutante, jo vetëm që ndalon rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalon metastazat, por gjithashtu mekanizmi i veprimit nuk ka efekte toksike te qelizat normale dhe të shëndetshme. Studiuesit thanë se pacienti ishte mirë.
Drejtuesja e këtij studimi, profesoresha Linda Malkas, tha: “Imagjinojeni kancerin si uji që mbush një vaskë. Nëse nuk kontrollohen, tumoret ose uji përfundimisht do të vërshojë dhe të dëmtojë pjesë të tjera të shtëpisë suaj. Trajtimi që ka prodhuar ekipi im është i ngjashëm me një pronar shtëpie vigjilent që e mbyll ujin- duke ndaluar përhapjen e tumoreve në pjesë të tjera të shtëpisë- dhe më pas zbraz vaskën për të hequr qafe kancerin”.
Rezultate të mëtejshme priten në studimin fazor deri në vitin 2024./living
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














