Lajme
Fillon funksionalizimi i Odës Ekonomike Kosovë-Shqipëri
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë kësaj jave ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka takuar homologen e tij, kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet odave ekonomike të dyja vendeve.
Në fokus të takimit të zhvilluar të enjten, më 27 tetor, ishte konkretizimi i marrëveshjes për themelimin e Odës Ekonomike Shqipëri-Kosovë, të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë.
Rafuna u shpreh se në thelb të këtij projekti është bashkëpunimi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve.
“Me realizimin e këtij projekti do të nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik në mes dy vendeve”, u shpreh kryetari Rafuna.
Kryetarja Muçostepa gjithashtu shprehu përkrahje për këtë projekt dhe forcimin e bashkëpunimit në mënyrë që ekonomitë tona të jenë komplementare sidomos në këtë krizë globale ku gjendemi.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, synimi i dhomës së përbashkët Shqipëri – Kosovë do të jetë përkrahja e bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve, nxitjen e investimeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e legjislacionit, në të mirë të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












