Lajme
Marina gjermane teston me sukses armën laserike kundër dronëve
Kompania gjerman Rheinmetall Waffe Munition ka njoftuar se forcat e armatosura gjermane kanë përdorur armë laserike të vendosur në një anije.
Testimi është kryer më 30 gusht të këtij viti, kur luftanija gjermane Sachsen me sukses përdori laserin dhe shkatërroi dronët mbi Detin Baltik.
Arma laserike është zhvilluar duke bashkuar forcat mes MBDA Deutschland GmbH dhe Rheinmetall Waffe Munition GmbH.
Daniel Gruber, menaxher i projektit në kompaninë MBDA dhe dr. Markus Jung, të angazhuar për zhvillimin e armës në kompaninë Rheinmetall Waffe Munition, ishin prezentë gjatë testimit, duke arritur të dëshmojnë aftësitë e kësaj arme laserike.
Der erste scharfe Schuss mit einer Hochenergie-#Laserwaffe gegen ein dynamisches Ziel wurde erfolgreich durchgeführt. Beteiligt an der bisher einjährigen Erprobung: unsere #WTD71 und #WTD91 und die @deutschemarine gemeinsam mit der Industrie.
Mehr unter https://t.co/MFbNBgNrqU pic.twitter.com/fVgTv2GSZv— Bundeswehr AIN (@BaainBw) October 27, 2022
“Komponentët janë të teknologjisë më të fundit. Është rezultat i hulumtimit shumëvjeçar që e kanë kryer këto dy kompania. Shumë komponentë të sistemit janë zhvilluar enkas për këtë projekt dhe janë kombinuar në këtë mënyrë për herë të parë”, tha dr. Thomas Baumgartel.
Testimi aktual po zhvillohet rrugëve detare, kurse planifikohet testim tjetër kah mesi i vitit të ardhshëm. Gjatë testimit do të përdoren skenarë të ndryshme që do të paraqesin sfidë për laserin.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











