Kosova
Të gjitha vendimet që u morën dje në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje, ku ka marrë disa vendime. Në këtë mbledhje është vendosur edhe për punën e targave, si dhe është miratuar vendimi për zgjatjen e masave emergjente me furnizimin e energjisë. Këto janë të gjitha vendimet:
-U miratua Projektbuxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2023, në vlerë 3 miliardë e 212 milionë euro.
-U miratua Raporti nëntëmujor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2022.
-U miratua vendimi për zgjatjen e masave emergjente me furnizimin e energjisë. Me këtë vendim i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës zgjatja e masave emergjente në furnizimin e energjisë, me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes në nivel të shtrirjes dhe kohëzgjatjes së nevojshme edhe për 30 ditë.
-U ndanë 500 mijë euro për mbështetjen e aktiviteteve të kulturës në kuadër të Manifesta 14.
-U miratua vendimi për sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve në rastin e zbatimit të vendimit paraprak për targat ilegale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë me denominime të qyteteve të Kosovës;
– Duke filluar nga data 1 nëntor e deri më 21 nëntor, do të zbatohet masa e dhënies së vërejtjes;
– Nga data 21 nëntor dhe deri më 21 janar 2023 do të zbatohet masa e gjobitjes;
– Nga 21 janari 2023 dhe deri më 21 prill 2023 do të vendosen targa provuese për automjetet me targa ilegale;
– Dhe pas datës 21 prill 2023 veturat me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nuk do të kenë mundësi që të regjistrohen me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo Dasëm nën tingujt e Elton John dhe artistëve shqiptarë... -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata -
Mbi 11 për qind e diasporës voton brenda orëve të para -
Suedi
Diaspora në Suedi nis procesin e votimit, qytetarët ushtrojnë të drejtën e votës
Jeta në Austri
-
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë Në orën 19:00 është mbyllur procesi i votimit në Vjenë të Austrisë. Nga ora 07:00 deri... -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta -
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit












