Lajme
Gjermania: Rusia po kërcënon Evropën
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka zhytur Evropën në një epokë pasigurie, tha presidenti gjerman të premten, një ditë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, parashikoi një dekadë “të rrezikshme” përpara.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili i përket atij krahu të socialdemokratëve gjermanë që për një kohë të gjatë mbronin idenë e lidhjeve më të ngushta ekonomike me Moskën, tha se sulmi i 24 shkurtit i kishte shkatërruar këto shpresa.
“Kur shikojmë Rusinë e sotme, nuk ka vend për ëndrra të vjetra”, tha zoti Steinmeier, duke iu referuar ëndrrës së ish-presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për një “shtëpi të përbashkët evropiane”.
Sipas presidentit Steinmeier, Vladimir Putini ka zhytur Gjermaninë në një periudhë pasigurie, duke shuar se përpara ndodheshin vite të vështira.
Gjermania, e cila u është bashkuar sanksioneve evropiane kundër Rusisë, ka dërguar armë në Ukrainë, ka pritur më shumë se një milion refugjatë ukrainas. Ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar për mungesa të mundshme të energjisë këtë dimër pas reduktimit nga ana e Moskës të furnizimit me gaz rus.
Duke iu drejtuar një konference në Moskë të enjten, zoti Putin hodhi poshtë mundësinë e një përplasjeje bërthamore me Perëndimin, por akuzoi udhëheqësit perëndimorë për nxitje të luftës në Ukrainë. Sipas presidentit rus, Moska nisi atë që quan operacion të posaçëm ushtarak nisur nga dëshira e shprehur e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











