Kosova
BE kërkon që Kosova dhe Serbia të mos i politizojnë vizitat zyrtare
Zyrtarët e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirje Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë një marrëveshje, në kuadër të dialogut, dhe t’i përdorin zyrat ndërlidhëse për t’i aranzhuar vizitat zyrtare, përcjell albinfo.ch.
“Vizitat zyrtare luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e normalizimit të raporteve dhe mirëkuptimit midis shteteve dhe këto vizita nuk duhet të politizohen”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ky reagim i BE-së vjen pasi Policia e Serbisë ia ndaloi zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, vizitën në Beograd. Të enjten, më 27 tetor, Bislimi u nis drejt Beogradit për të marrë pjesë në tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.
Afër Beogradit, policia serbe, sipas Bislimit, e njoftoi se nuk mund të ofrojnë siguri për delegacionin e Kosovës, rrjedhimisht “siguria e tyre ishte në rrezik”. Sipas Stanos, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në kuadër të dialogut që e ndërmjetëson BE-ja dhe të angazhohen në ruajtjen e paqes. “Dy dyja palët duhet të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura më herët dhe të zbatojnë detyrimet e tyre, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me vizitat zyrtare”, tha Stano.
Pas kthimit në Kosovë, Bislimi deklaroi se ndërprerja e vizitës së tij në Beograd nga autoritetet serbe dëshmon se Serbia nuk është e gatshme të punojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Bislimi ishte nisur drejt Beogradit në ditën e njëjtë kur Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – dhe zyrtarët në Serbi, paralajmëruan se do të ketë barrikada në veri, nëse pas 31 tetorit Kosova konfiskon makinat dhe targat serbe./REL
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










