Shqipëria
Shqipëria siguron 700,000 vaksina Pfizer për variantet e reja të COVID-19
Ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi sot pas mbledhjes së qeverisë se Shqipëria ka siguruar 700,000 doza vaksinash Pfizer, të adaptuara për variantet e reja të Covid-19.
Në një komunikim me gazetarët, Manastirliu tha se ende ka raste infektimi dhe është siguruar furnizim në vazhdim me vaksina anti-Covid.
“Kemi një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të siguruar që dozat e blera, që janë rreth 700,000, do të jenë vaksina të adaptuara për variantet e reja të koronavirusit”, tha ministrja.
Manastirliu theksoi edhe se qeveria ka vendosur që me buxhetin e vitit 2023 të mbështesë gratë me tre apo më shumë fëmijë, ku njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100,000 lekë.
“Është një mbështetje financiare në kuadër të një politike të qëndrueshme për nënat e papuna që kujdesen për fëmijët”, tha Ogerta Manastirliu./TCH
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









