Muzikë
Bernadeta Nikollbibaj, kosovarja që ushtron tri profesione në Zug të Zvicrës
Bernadeta Nikollbibaj ka lindur në Gjakovë, mirëpo jeton dhe vepron në Zvicër qe 15 vjet. Qëkur ka qenë e re, ka pasur shumë ëndrra, të cilat tashmë i ka jetësuar në Zvicër.
Hobi i parë për Bernadetën ka qenë muzika. Ajo që në fëmijëri ka kënduar dhe nuk është dorëzuar që një ditë të bëhet këngëtare. Gjithçka nisi me videoklipin e saj të parë. Me publikimin e videoklipit, rrethi i saj vazhdimisht e kanë mbështetur dhe inkurajuar që të mos ndalet.
“Ideja që të bëhem këngëtare ka lind nga dëshira të bëj një këngë me videoklip, pastaj nga ai moment personat që më rrethonin kanë thënë se kam talent me këtë fushë dhe kështu kam filluar të mirrem më intenzivisht me muzikë”, thotë Bernadeta.
Kështu, ajo deri tash ka realizuar pesë videoklipe. Projekti i fundit i saj është kënga “Inati”, e cila është e realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Hekuran Krasniqi, bashkëpunimi i tretë ky me radhë, pasi që dy projektet e para korrën shumë sukses.
“Është një vazhdim i dy projekteve të para, “Havana” dhe projektit të dytë “Fajet”, këto dy bashkëpunime të cilat i kam sjell me këngëtarin Hekuran Krasniqi kanë rezultuar me sukses dhe pasi bashkëpunimi me këto dy të parat ishte në nivel atëherë vendosa që të bëjmë edhe të treten të vërteten”, shprehet ajo.
Mirëpo, muzika nuk është profesioni i vetëm i vajzës me prejardhje nga Gjakova. Ajo merret edhe me modelizëm tash e një kohë, fushë kjo të cilën e ka shumë pasion dhe ky profesion i ka ndihmuar të krijojë lidhje me publikun e saj.
“Modelimi më duket se është si dashuria e parë, ku nuk mundem pa të, të cilën nuk mund ta largoj nga vetja, e dua shumë edhe këtë profesion sepse është pikërisht modelimi fusha e cila më ka njoftuar me publikun”, thotë ajo.
Pasioni i madh dhe dashuria për këto dy profesione nuk e privojnë ata nga ushtrimi i profesionit të tretë, që është infermieria. Bernadeta qe tetë vjet punon si infermiere në një spital në Zug dhe kjo është një punë tjetër që e bën me shumë qejf për të cilën është shkolluar në Zvicër.
E pyetur se cilin profesion e ka më afër zemrës, ajo shprehet që nuk mund t’i ndajë ato.
“Me i nda si me m’vra”, përgjigjet ajo duke qeshur.
Sipas saj, të gjitha profesionet e kanë rëndësinë e vet dhe i kanë sjellë ngjyrim të veçantë jetës së saj dhe po ashtu përfitime të shumta duke e pasuruar atë si njeri.
“Janë profesione që e kanë përfitimin e vet, me të tri profesionet që kam ndjehem shumë e kënaqur dhe jam mirënjohëse për bashkëpuntoret që kam dhe personat që i kam njohur deri tani në të gjitha sferat që më të vërtetë nuk kanë çmim”.
Ajo për albinfo.ch shpalos që për adhuruesit e muzikës së saj po përgatit një surprizë.
“Kam shumë plane të cilat edhe me kohë do ti bëjë publike, por për adhuruesit e mi për festat e fundvitit do të vij edhe me një projekt muzikor”, potencoi ajo.
Bernadeta Nikollbibaj me karrieren e saj vërteton që duhet t’u qendrojmë besnik ëndrrave pa marrë parasysh në çfarë cepi të botës ndodhemi. Në fund, ajo shpreh mallin që ka për vendlindjen e saj.
“Kosova më mungon shumë dhe mundohem ta vizitoj sa herë që mund të gjej kohë. Atje kam familjen time dhe shoqërinë, kështu që vendlindjen time e kam përherë në mendjen time”, përfundoi Bernadeta.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBernadeta Nikollbibaj
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Moderatore/këngëtare
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














