Lajme
NATO: Stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë
Vendet e NATO-s, me pjesëmarrjen e shumë avionëve luftarakë po zhvillojnë stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë.
Komanda Ajrore Aleate e NATO-s (AIRCOM) në një postim nga llogaria e saj në median sociale thekson se forcat ajrore të vendeve aleate aktualisht në stërvitjen “Steadfast Noon” po testojnë aftësinë e parandalimit bërthamor.
Në stërvitje marrin pjesë dhjetëra avionë luftarakë, ndërsa manovrat ushtarake zhvillohen në veriperëndim të Evropës.
Në deklaratë thuhet se stërvitja “Steadfast Noon” është një aktivitet i trajnimit rutinë vjetor dhe se në stërvitje marrin pjesë mbi 60 avionë luftarakë të llojeve të ndryshëm nga 14 vende.
Në mesin e postimeve të AIRCOM janë paraqitur fotografi të disa avionëve luftarakë, në të cilin ndodhet edhe një avion cisternë i Forcave Ajrore Turke.
Ndërkohë në njërën prej fotografive paraqitet edhe piloti i avionit luftarak turk me një helmetë me modelin e gjysmëhënës dhe yllit.
Stërvitja “Steadfast Noon” do të zhvillohet deri më 30 tetor dhe mbahet në Belgjikë, vendi pritës, në Detin e Veriut dhe hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe. Në mesin e avionëve që përdoren në stërvitje ka avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë si dhe avionë vëzhgimi dhe cisternë.
Ashtu si në vitet e mëparshme, edhe këtë vit në stërvitje përdoren edhe avionët B-52, bombarduesit e SHBA-së me rreze të gjatë.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












