Lajme
Von der Leyen pritet të prezantojë paketë për mbështetje energjetike për rajonin e Ballkanit
Raportohet se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot pasdite do të mbërrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me të cilën do ta fillojë turneun e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Siç paralajmëruan nga Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, Dimitar Kovaçevski, së bashku me delegacionin qeveritar do ta presë kryetaren e KE-së, Fond der Lajenin, para objektit të Qeverisë.
Në përbërjen e delegacionit qeveritar, i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski, janë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Mesazhi kryesor që do ta përcjellë kryetarja e Komisionit Evropian është përkushtimi i BE-së për integrimin evropian të rajonit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor është në kontekst të luftës në Ukrainë dhe krizës energjetike, ndërsa qëllimi është që t’i përcillet rajonit se është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësi Erik Mamer.
“Kjo vizitë, natyrisht po zhvillohet në një kontekst të veçantë, që është konteksti i krizave të njëpasnjëshme, fillimisht kovidi, dhe tani lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj”, tha Mamer.
Lidhur me kërkesën e Maqedonisë së Veriut për të marrë ndihmë nga Bashkimi Evropian për furnizim të energjisë elektrike nga Bullgaria përmes kompensimit me çmimin e tregut, Erik Mamer deklaroi se nuk ka informacione për këtë temë për momentin.
Zëdhënësi për energji i Komisionit Evropian, Tim Mekfi, para disa ditëve gjithashtu porositi se tani për tani kjo kërkesë e Maqedonisë së Veriut nuk është në tryezë në Bruksel. Mbetet të shihet nëse autoritetet e Maqedonisë së Veriut sërish do ta kërkojnë atë nga Fon der Lajeni dhe nëse ajo do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, javën e kaluar paralajmëroi se paketë për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin në vlerë prej një miliard euro do të prezantohet këtë javë në Shkup nga kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajeni.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërkaq paralajmëroi se me komisaren evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johanson, së shpejti do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për aktivitetet operative të Agjencisë Evropiane të Rojës Kufitare dhe Bregdetare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Pas Shkupit, Fon der Lajeni do të udhëtojë në Prishtinë dhe Tiranë të enjten, Sarajevë dhe Beograd të premten dhe në Podgoricë të shtunën.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë









