Lajme
Franca hap fabrikën ku mund të furnizohen 700 mijë bateri për vetura elektrike
Një minierë litiumi me kapacitet për të furnizuar 700.000 bateri për makina elektrike në vit do të hapet në Francë.
Projekti i madh i minierave, i prezantuar sot nga kompania franceze Imeris, do të funksionojë në vendin e gurores ekzistuese Beauvoir në Francën qendrore.
Depozita përmban një milion ton litium, ka treguar hulumtimi, mjaftueshëm për të nxjerrë 34.000 ton në vit për 25 vjet.
Ky metal është një komponent kyç në prodhimin e automjeteve elektrike, por nxjerrja e tij mund të ketë efekte të dëmshme në mjedis. Bashkimi Evropian aktualisht importon pjesën më të madhe të litiumit që përdor, shkruan Euronews.
Në dhjetor 2021, makinat elektrike tejkaluan automjetet me naftë për herë të parë në deri në 18 vende evropiane. Në Evropën Perëndimore, blerësit e makinave blenë 176.000 makina elektrike në krahasim me 160.000 automjete me naftë.
Bashkimi Evropian planifikon të ndalojë shitjen e automjeteve me motorë me djegie të brendshme nga viti 2035.
Por për të përmbushur kërkesën në rritje, furnitorët kanë nevojë për sasi të mëdha të metaleve të rralla të tokës. Litiumi është më i zakonshmi prej tyre, por përdoren gjithashtu grafiti dhe kobalti.
Për të arritur neutralitetin klimatik deri në mesin e shekullit, BE-së do t’i duhet 18 herë më shumë litium sesa përdor aktualisht deri në vitin 2030 dhe pothuajse 60 herë më shumë deri në vitin 2050. Por Evropa ka vetëm një minierë litiumi që funksionon, në Portugali, që do të thotë se mbështetet shumë në importet.
BE importon 78 për qind të litiumit të saj nga Kili, ndërsa SHBA dhe Rusia ofrojnë respektivisht tetë dhe katër për qind.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha muajin e kaluar se “litiumi së shpejti do të jetë më i rëndësishëm se nafta dhe gazi”.
Miniera e re do të jetë në funksion deri në vitin 2028, ka treguar Imeris.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












