Kosova
BE-ja kërkon shtyrjen e vendimit për 10 muaj të marrëveshjes për targat
Ndonëse Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë se vendimi i Kosovës për riregjistrimin e targave është legjitim, megjithatë insiston në kërkesën paraprake që Qeveria e Kosovës ta shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka theksuar që kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore.
“Sipas Marrëveshjeve të Dialogut për Lirinë e Lëvizjes nga viti 2011 dhe 2016, është e rëndësishme që t’i jepet kohë e mjaftueshme zbatimit të këtij plani dhe të përgatitet dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e duhura evropiane. Konkluzionet e Lirisë së Lëvizjes nga viti 2016 përfshinin afate kohore për riregjistrim, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime”.
“Prandaj, që nga fillimi i këtij procesi ne i kemi rekomanduar Qeverisë së Kosovës që të vendosë një periudhë 12 mujore për riregjistrimin. Duke ndjekur të njëjtin arsyetim, tani po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin ekzistues për 10 muaj. Kjo shtrirje do të mundësonte një fushatë informative dhe konsultime më thelbësore dhe gjithëpërfshirëse me popullsinë e prekur”, ka thënë Stano.
Sipas tij, kjo gjithashtu do t’i mundësonte Kosovës që të gjithë serbëve të Kosovës në veri t’u lëshohen letërnjoftime dhe patentë shoferi të Kosovës.
Stano ka potencuar se duhet të shmanget eskalimi i tensioneve dhe situatës në veri të vendit.
“Duhet të shmanget përshkallëzimi i tensioneve dhe potencialisht, dhuna në veri të Kosovës. Kjo është e një rëndësie të veçantë në kontekstin aktual gjeo-politik, në funksion të ruajtjes së stabilitetit në rajon”, shtoi ai.
Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u shpreh se teksa po afrohet fundi i afatit për regjistrim të targave ilegale në RKS, janë rreth 90 për qind e pronarëve që e kanë shfrytëzuar afatin.
Sipas saj, pakica prej 10 për qind e veturave me targa ilegale, kanë afat edhe dy javë për t’i regjistruar në RKS.
Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se se deri më tani vetëm 15 qytetarë i kanë konvertuar targat e automjeteve nga targat ilegale në të rregullta RKS.
“Nga Regjioni 06, kemi 6 automjete, nga regjioni 02 kemi 5 automjete, nga Regjioni 04 – kemi 2 automjete dhe nga Regjioni 01 kemi 2 automjete”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndër të tjera, thuhet MPB do të vazhdojë fushatën intensive anembanë Kosovës që deri më 31 tetor ky proces të përmbyllet.
MPB-ja ka theksuar se qytetarët që kanë kthyer veturat në targa legale kanë pësuar, dhe se qytetarët në veri janë frikësuar e kërcënuar nga grupet ilegale kriminale.
“Fatkeqësisht, dy rastet në veri të vendit, ai në Leposaviq dhe në Zveçan janë shoqëruar me incidente. Vetura e parë që është regjistruar në veri, e një rreshteri policor të Kosovës, i cili ka bërë kthimin e veturës në targa RKS, të njëjtit në orët e mbrëmjes i është sulmuar shtëpia dhe i është djegur një pjesë e saj. Po ashtu, në Zveçan një qytetari serb iu dogj depo pasi ai kishte regjistruar veturën e djalit të tij”, thuhet tutje.
Kjo ministri ka thënë se është e përkushtuar që ta përfundojë me sukses procesin, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












