Lajme
Kush është favoriti kryesor në garën për kryeministër të Britanisë
Në Britani, Rishi Sunak po konsiderohet kandidati favorit për t’u bërë kryeministri i ri, pasi Boris Johnson u tërhoq nga gara partiake më 23 tetor, përcjell albinfo.ch.
Zgjedhja e kryeministrit të ri nga deputetët e Partisë Konservatore mund të bëhet gjatë të hënës. Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se po tërhiqej nga gara, pavarësisht se kishte mbështetje të mjaftueshme në Partinë Konservatore për të vazhduar garën, por tha në këtë kohë partia, por edhe shteti, kanë nevojë për unitet.
Ai ndërpreu pushimet në Karaibe për të tentuar të sigurojë mbështetjen e 100 ligjvënësve, në mënyrë që të hynte në garë të hënën për të zëvendësuar Liz Truss. Truss pasoi Johnsonin në postin e kryeministrit, pasi ky i fundit dha dorëheqje në shtator për shkak të një sërë skandalesh etnike.
Johnson tha se siguroi mbështetjen e 102 ligjvënësve që do të mund t’i siguronin kthimin në Zyrën e kryeministrit, por dështoi që ta binte si Sunakun, apo edhe kandidaten tjetër, Penny Mordaunt, që të bashkohen “për interesin kombëtar”.
“Besoj se mund të ofroj shumë, por jam i frikësuar se thjesht tani nuk është koha e duhur”, tha Johnson në orët e vona të së dielës.
Tërheqja nga gara e Johnsonit ka të ngjarë që i hap rrugën drejt fitores kundërshtarit të tij, ish-ministrit të Financave, Rishi Sunak, 42 vjeç. Nëse konfirmohet, ai do të zëvendësojë Truss, e cila u detyrua të japë dorëheqje pasi lansoi një program ekonomik që shkaktoi trazira në tregjet financiare.
Truss dha dorëheqje më 20 tetor, 44 ditë pasi u zgjodh në postin e kryeministres. Sipas rregullave partiake, nëse njëri prej kandidatëve siguron mbështetjen e 100 ligjvënësve konservatorë, ai kandidat do të emërohet ministër të hënën. Nëse dy kandidatët nuk sigurojnë këtë numër votash, gara do të vazhdojë brenda partisë dhe fituesi do të dihet të premten, disa ditë para se ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, të shpalosë gjendjen financiare të shtetit përmes planit buxhetor që pritet të publikohet më 31 tetor.
Sunak u bë i njohur për publikun britanik kur ishte 39 vjeç, pasi Johnson e emëroi ministër të Financave, në kohën kur Britania regjistroi rastet e para me koronavirus.
“Kam shërbyer si kancelari juaj, duke ndihmuar që ta drejtojmë ekonominë tonë në kohërat më të vështira”, tha Sunak përmes një deklarate të dielën.
“Sfidat me të cilat po përballemi tani janë edhe më të mëdha. Por, mundësitë – nëse bëjmë zgjedhjen e duhur – janë fenomenale”, shtoi ai.
Nëse zgjidhet, Sunak do të bëhej kryeministri i parë britanik me prejardhje indiane, pasi familja e tij migroi në Britani në vitet ’60.
E-Diaspora
-
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” Togerja e FSK-së vlerësohet si studente ndërkombëtare e dalluar në Adjutant General School të Ushtrisë Amerikane... -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi












